Enis Rexhepi vendos të përfaqësojë Kosovën pas takimit me Agim Ademin
Talenti i Stuttgartit U19 ka marrë vendimin përfundimtar për të lënë moshat e Shqipërisë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Talenti i Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, ka marrë vendimin përfundimtar për të veshur fanellën e Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kthesa e madhe dhe dakordësia e plotë mes palëve u arrit pas një takimi vendimtar që u zhvillua në Gjermani mes futbollistit dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lojtari po shkëlqen këtë sezon në Champions League për të rinj. Aktualisht po pritet vetëm pajisja e tij me pasaportën e Republikës së Kosovës, me synimin që procedurat administrative të përmbyllen sa më shpejt për të qenë në dispozicion të grumbullimit të muajit nëntor, ku Kosova do të luajë ndaj Izraelit dhe Irlandës.