Begaj thërret partitë parlamentare më 30 tetor për datën e zgjedhjeve 2027
Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 30 tetor për takimin konsultativ me grupet parlamentare lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një takim konsultativ më 30 tetor, për të diskutuar mbi caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Ftesa u është drejtuar të gjitha subjekteve politike që kanë përfaqësim me deputetë në Kuvend.
Diskutimet ndërmjet kreut të shtetit dhe forcave politike do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave. Sipas Kodit Zgjedhor, data e ardhshme e votimeve për pushtetin vendor mund të përzgjidhet të jetë një nga ditët e diel, në periudhën mes 15 prillit dhe 15 majit.
Pas përfundimit të këtyre konsultimeve, presidenti pritet të nxjerrë dekretin zyrtar për caktimin e datës së votimeve në përputhje me afatet ligjore, ku afati i fundit për këtë dekretim është përcaktuar data 7 nëntor.