Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Bardhi refuzon ftesën e Begajt dhe e quan ministër në shërbim të Ramës

Gazment Bardhi ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime rreth zgjedhjeve vendore, duke e quajtur procesin teatër politik.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur poshtë ftesën e Presidencës për të marrë pjesë në konsultimet lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ky veprim vjen pasi Presidenti Bajram Begaj njoftoi nisjen e takimeve konsultative me partitë politike për këtë çështje.

Bardhi refuzon ftesën e Begajt dhe e quan ministër në shërbim të Ramës
Foto: standard.al

Në reagimin e tij, Bardhi u shpreh se «sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore» dhe shtoi se «e përbuz me neveri këtë teatër politik». Sipas tij, ftesa e kreut të shtetit është plotësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment, duke e akuzuar se vepron si një «ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës» në vend që të përmbushë rolin kushtetues.

Kryetari i grupit parlamentar të demokratëve theksoje se qytetarët ndodhen në shesh për të kërkuar garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai shtoi se në vend që të mbetet në rolin e një spektatori dhe të heshtë ndaj shqetësimeve që i nxjerrin qytetarët në protesta, Presidenti duhet të trajtojë situatën si një emergjencë demokratike dhe të jetë zëri i Kushtetutës.

Video · Top Channel · YouTube ↗
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme