Basri Shabani emërohet drejtor rajonal i Policisë në Prizren
Nënkolonel Basri Shabani merr drejtimin e Policisë Rajonale në Prizren, pas angazhimit në Prishtinë dhe Ferizaj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRIZREN — Nënkolonel Basri Shabani është caktuar në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizreni, duke lënë pas detyrën në kryeqytet ku kishte qëndruar për më shumë se tre vjet. Drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë ai e kishte marrë në korrik të vitit 2023, ndërsa më herët ka udhëhequr edhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Këto zhvillime vijnë pasi në Policinë e Kosovës janë regjistruar ndryshime në pozitat drejtuese të disa drejtorive rajonale. Për këto lëvizje në udhëheqsi, Policia e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare për media.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar