Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mexhiti zhvillon takim pune në Strugë për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vizituar Strugën së bashku me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, për diskutuar rreth projekteve infrastrukturore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim në Strugë së bashku me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet kyçe për të ardhmen e qytetit, me fokus investimet infrastrukturore, Korridorin 8, zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e bregut të Liqenit të Ohrit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Mexhiti zhvillon takim pune në Strugë për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës
Foto: tetovasot.com

Gjatë vizitës, delegacioni ka vizituar edhe vendkalimin kufitar Qafë Thanë, pas marrëveshjes kufitare të ratifikuar me Shqipërinë. Nga koalicioni VLEN theksojnë se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore mbetet garanci për realizimin e projekteve që Struga i pret prej vitesh, duke përcjellë mesazhin se angazhimi për qytetarët vazhdon edhe pas zgjedhjeve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme