Pse i lidhi Edi Rama protestat në Tiranë me Kosovën dhe Tetovën?

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se në protestat në Tiranë u hodhën gurë edhe nga Kosova dhe Tetova.

Pse i lidhi Edi Rama protestat në Tiranë me Kosovën dhe Tetovën?
Foto: burimi origjinal

SHKUP — Deputeti i Kryesisë së VLEN-it, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të tij për protestat në Tiranë. Azizi reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur habi për përfshirjen e qytetarëve nga Kosova dhe Tetova në fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare.

Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se forca të ndryshme po hidhen në bulevard për të protestuar. Kryeministri pretendoi se po hedhin gurë deri edhe njerëz nga Kosova dhe Tetova, të cilët sipas tij fshehin dorën, njësoj si opozita që derdh në bulevard prurjet e veta.

Rama theksoi se projekti në Vlorë po mbështetet dhe shqetësimi kryesor mbetet dëmtimi i sezonit turistik nga anulimi i rezervimeve. Megjithatë, ai shprehu simpati për të rinjtë që protestojnë, ndërsa kritikoi partitë e reja dhe opozitën që po kërkojnë të përfitojnë nga këto tubime në bulevard.

Azizi reagoi duke shkruar: “Po ç’pati ky tani me kosovarët dhe tetovarët, ncncnc?”. Ky reagim vjen pas akuzave të kryeministrit shqiptar për përfshirjen e shqiptarëve nga jashtë kufijve në tensionet e protestave të bulevardit.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë tha Ali Ahmeti në Kuvendin e BDI-së në Kumanovë?
  2. Pse Botërori 2026 nuk do të transmetohet në shqip në Maqedoni?
  3. Eurostat: Maqedonia e Veriut mes vendeve me javën më të gjatë të punës në Evropë
  4. Pse po kërkon Stevço Jakimovski shtyrjen e dënimit me burg?

Vazhdo leximin