Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ademi: Oponent e kemi OBRM-PDUKM-në, VLEN-i nuk pyetet për ministrat

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së hedh poshtë pretendimet për rezerva ndaj pushtetit dhe paralajmëron shkërmoqjen e VLEN-it.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i ftuar në emisionin «Debat në Shenja» me gazetarin Abedin Ismaili, ka hedhur poshtë pretendimet se partia e tij mban qëndrime të rezervuara ndaj pushtetit. Ai ka përmendur protestat dhe transparentet e vendosura në Kuvend, ndërsa për reagimet rreth rastit të rrahjes së dy të rinjve shqiptarë është referuar tek interpelanca, duke thënë: «A i shikoni interpelancën. Merrni shikoni interpelancën».

Ademi: Oponent e kemi OBRM-PDUKM-në, VLEN-i nuk pyetet për ministrat
Foto: almakos.com
Video · TV SHENJA · YouTube ↗

Gjatë diskutimit, Ademi u pyet nga gazetari pse BDI kishte kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit Astrit Iseni dhe jo shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski. Në përgjigjen e tij, ai shtoi se koalicioni VLEN nuk qëndron për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Stoilkoviq, duke kujtuar se ky i fundit është zgjedhur me votat e tyre.

Duke folur për qasjen politike, Ademi theksoi se kundërshtari kryesor mbetet OBRM-PDUKM-ja dhe drejtoi kritika të forta ndaj partnerëve të tjerë qeveritarë. «Të shikojmë drejt, oponent e kemi OBRM-PDUKM-në. VLEN nuk mund t’i rezistojnë kohës. Ky formacion artificial do të shkërmoqet. Mos na vlerësoni me standardet e VLEN-it, VLEN nuk pyetet as për ministrat e vet», deklaroi Ademi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme