Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pse Avokati i Popullit shpreh shqetësim për ndërhyrjen e Policisë?

Çfarë tregojnë pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale.

Pse Avokati i Popullit shpreh shqetësim për ndërhyrjen e Policisë?
Foto: Wikimedia Commons

Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga kqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestueve gjatë shoqërimit. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve.

Këto pamje ngrenë dyshime serioze për trajtim degradues dhe përdorim joproporcional të forcës. Parimi i proporcionalitetit lejon forcën vetëm për të neutralizuar një rrezik real dhe kërkon që forca të ndërpritet në çastin që rezistenca pushon. Reagimi ndaj akteve simbolike nuk justifikon në asnjë rast dhunën fizike ndaj trupit të njeriut.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sqarime me shkrim brenda 48 orëve, përfshirë urdhrin operacional të ndërhyrjes, regjistrimet e kamerave trupore dhe bazën ligjore të përdorimit të forcës. Në përfundim të hetimit, do të rekomandojë masa konkrete administrative në çdo rast ku evidentohen shkelje.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme