Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

ATK zgjeron kontrollet e dasmave — në sitë hotelet, dekorimet e fotografët

Masat e reja përfshijnë sallat, frizerët dhe këngëtarët, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë shmangiet përmes telefonit ose platformës online.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për intensifikimin e veprimeve operative në terren për shërbimet që ndërlidhen me dasmat dhe ahengjet gjatë sezonit veror. Ky vendim pason masat e mëparshme kur ATK nisi kontrollet e dasmave për të monitoruar të hyrat tatimore në këtë sektor.

ATK zgjeron kontrollet e dasmave — në sitë hotelet, dekorimet e fotografët
Foto: Pieter Bruegel the Elder - Peasant Wedding - Google Art Project 2 / Wikimedia Commons

Tani kontrollet do të zgjerohen te hotelet, veshjet ceremoniale, fotografët, makeup artistët, frizerët, dekorimet, shërbimet rent-a-car dhe ëmbëltoret. ATK u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar shmangiet tatimore përmes platformës online Denonco ose në numrin e telefonit 038 222 165.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme