Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin

Aleanca për Shqiptarët i kërkon koalicionit VLEN të ndalojë presionin ndaj qytetarëve të Bërvenicës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ASH i ka kërkuar partisë shqiptare në pushtet të ndalojë presionin mbi qytetarët e Bërvenicës. Sipas ASH-së, pushteti nuk është pronë private dhe institucionet shtetërore nuk janë instrumente për mbledhjen e votave.

ASH: Bërvenica nuk frikësohet, VLEN-i të ndalojë presionin

Reagimi thekson se raportimet për praninë e veturave zyrtare, funksionarëve dhe sigurimit të tyre nëpër vendbanimet e Bërvenicës janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarim të menjëhershëm. ASH pyet se çfarë kërkojnë funksionarët shtetërorë ditë e natë nëpër lagjet dhe kafeteritë e Bërvenicës dhe nëse po përdoren resurset e shtetit për interesa partiake.

Gjithashtu, u bëhet thirrje institucioneve kompetente të verifikojnë menjëherë çdo dyshim për keqpërdorim të automjeteve zyrtare dhe pozitave shtetërore për qëllime elektorale, duke shtuar se funksionet janë të përkohshme, ndërsa dinjiteti i njerëzve nuk negociohet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →