Policia kërkon nga prindërit kontrollimin e fëmijëve gjatë protestave
Institucionet e rendit shprehin shqetësimin për përfshirjen e të miturve në përplasjet e ditëve të fundit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet e rendit kanë bërë një thirrje drejtuar kujdestarëve ligjorë dhe familjarëve, pas pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm fëmijësh në protestat e ditëve të fundit. Sipas njoftimeve zyrtare, disa nga të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj sendeve të forta të hedhura, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.
Në njoftimet e policisë nënvizohet se siguria e fëmijëve nuk mund të negociohet. Policia u bën thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, përfshirë kur mungojnë në shkollë, dhe të mos lejojnë ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve. Krahas detyrimit ligjor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia shpreh shqetësim për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve si mburojë për akte dhune, duke paralajmëruar se çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të fëmijëve do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente.