Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Harry dhe Meghan realizojnë daljen e parë publike në Nottingham

Duka dhe Dukesha e Sussex bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët që nga kthimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan kanë zhvilluar daljen e tyre të parë publike të përbashkët në qytetin e Nottinghamit, pas kthimit të tyre të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kësaj vizite, ata u pritën me brohoritje nga qytetarët, ndërsa biseduan, bënë shaka, pranuan lule dhe pozuan për fotografi me të pranishmit.

Harry dhe Meghan realizojnë daljen e parë publike në Nottingham
Foto: botasot.info

Aktiviteti i çiftit përfshin vizita në tri organizata bamirësie që mbështesin komunitetet vendase dhe të rinjtë përmes filmit, muzikës, sportit dhe luftës ndaj varfërisë ushqimore. Kjo paraqitje vjen pas largimit të tyre nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe vendosjes së mëparshme në Kaliforni, ndërkohë që ata janë kthyer bashkë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Vizita e vë çiftin në kundërshtim me Pallatin Buckingham. Muajin e kaluar, Mbreti Charles III e bëri të qartë përmes një letre se pozicioni i tyre është i ngjashëm me atë të qytetarëve privatë dhe se ata nuk duhet të adresohen si Lartësia e tij dhe e saj mbretërore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →