Kasami paralajmëron takim me Mickoskin për zëvendësministrat dhe drejtorët
Bashkëkryetari i VLEN-it bën të ditur se javën e ardhshme do të diskutojnë për plotësimin dhe zëvendësimin e kuadrove.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës me kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-së, Hristijan Mickoski. Gjatë këtij takimi, sipas tij, do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendësministrave, si dhe për pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve.
Kasami theksoi se në takim do të bisedohet për plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për eshalonët e tjerë dhe institucionet ku ka nevojë për plotësim ose zëvendësim. «Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre», u shpreh ai.