Pse heshtin partitë politike për arsimin shqip në Mal të Zi?

Çfarë mund të bëjnë partitë politike për të përmirësuar arsimin shqip në Mal të Zi?

Pse heshtin partitë politike për arsimin shqip në Mal të Zi?
Foto: Wikimedia Commons

ULQIN — Ndonëse janë kaluar 12 vjet nga seminarit kushtuar arsimit shqip në Mal të Zi, çështja e arsimit në gjuhën shqipe vazhdon të ballafaqohet me probleme të cilat janë kundër identitetit të shqiptarëve në këtë mjedis. Pikërisht, më 14-15 qershor 2014, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) organizoi në Ulqin seminarin me temë “Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”, i cili ishte takimi i parë në Mal të Zi kushtuar kësaj çështjeje në kohën e pluralizmit, me pjesëmarrje të punonjësve të arsimit dhe studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova.

Në fund të seminarit u miratuan përfundimet dhe rekomandimet, të cilat dëshmojnë se pozita e arsimit shqip në shkollat me mësim në gjuhën shqipe ballafaqohet me probleme programore dhe të teksteve shkollore në lëndët e identitetit kombëtar, si gjuhë shqipe e letërsi, histori, kulturë muzikore, gjeografi e art figurativ, ku nxënësit shqiptarë mësojnë për të tjerët e jo për veten e tyre. Megjithëse organizatorët premtuan se materialet e prezantuara do të botohen, kjo nuk u realizua, dhe KKSH nuk ka botuar as materialet e konferencës shkolltare kushtuar “Masakrës së Tivarit”, mbajtur më 30-31 mars 2013.

Fjala është për programet mësimore e tekstet shkollore në lëndët e identitetit kombëtar, ku përveç institucioneve arsimore në Mal të Zi përgjegjësi kanë edhe partitë politike të shqiptarëve që janë pjesë e qeverisë, sepse ato duhen të angazhohen për avancimin e arsimit shqip e jo të heshtin, sepse heshtja është nënshtrim. Ndonëse kanë kaluar 12 vjet, nuk ka ndryshime pozitive, dhe mungon angazhimi nga partitë politike parlamentare që marrin pjesë në Qeveri. Për të ndryshuar këtë qasje, duhet themeluar një subjekt i veçantë, “Qendra e Arsimit Shqip”, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, në favor të mbrojtjes dhe avancimit të arsimit shqip.

Një grup profesionistësh së bashku me KKSH-në dhe shtëpinë botuese “Albas”, vitin e kaluar është angazhuar në përgatitjen e teksteve të lëndës së historisë, për shkollën fillore e të mesme, duke u mbështetur në nenin 79 të Kushtetutës së Malit të Zi (2007), Strategjinë e Politikës së Pakicave dhe standardet ndërkombëtare (BE). Pas një pune serioze, këto dy tekste i janë prezantuar opinionit në një konferencë për media, më 26 shkurt 2026 në Ulqin, duke cekur se tekstet përfaqësojnë historinë e shqiptarëve në kuadër të programit mësimor prej 20% për lëndët e identitetit kombëtar.

Tekstet e tilla paraqesin përmbledhje temash nga historia kombëtare shqiptare dhe plotësojnë mungesën në programet mësimore në Mal të Zi. Por, ndonëse KKSH si botues, në bashkëpunim me partitë politike, e ka obligim shpërndarjen e teksteve të tilla në shkollat fillore e të mesme në shqip, deri më tash nuk është vepruar, nga del se ato janë ende në depo. Mbetet të presim që këto tekste të shpërndahen për vitin e ardhshëm shkollor si tekste plotësuese të obligueshme.

Përveç kësaj, mungon angazhimi nga Shqipëria, sepse sipas nenit 8 të Kushtetutës, Qeveria e Shqipërisë ka obligim të përkujdeset për shqiptarët jashtë, por deri më tash ka munguar konkretizimi, dhe duhet nënshkruar Memorandumi në fushën e arsimit. Zgjidhjet duhet të bazohen në standarde ndërkombëtare, si në vendet demokratike evropiane si Zvicra, Belgjika, Finlanda, me vullnet politik për veprime konkrete.

*Burim: Koha Javore, Arsimi në gjuhën shqipe dhe heshtja e partive politike*
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse motoja e Pashko Vasës po riinterpretohet sot?
  2. Pse partitë shqiptare në Malin e Zi luftojnë për meritat e reformave?
  3. Sa do të kushtojë rikonstruksioni i rrugës Katërkollë–Ostros deri në 2028?
  4. Si do të shpërndan Ulqini 16 mijë euro për artet?

Vazhdo leximin