Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet shoferi pas aksidentit fatal ku vdiq Laurent Krasniqi

Autoritetet kanë arrestuar shoferin e veturës pas aksidentit tragjik në fshatin Llukar ku humbi jetën ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shoferi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vijim.

Arrestohet shoferi pas aksidentit fatal ku vdiq Laurent Krasniqi
Foto: zhurnal.mk

Ngjarja ndodhi në fshatin Llukar të Prishtinës, ku një veturë u përplas me një motoçikletë. Motoçiklisti, i identifikuar si ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme