Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet shofer në Tetovë që drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit

Gjatë alkooltestit të kryer është matur prani e alkoolit në gjak prej 1,67 promilë

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVA — Më datë 25.07.2026 në ora 02:25, në rrugën rajonale Tetovë – fshati Bërvenicë, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve "Hyundai" me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.M. (45) nga Tetova.

Arrestohet shofer në Tetovë që drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit
Foto: Се спрема невреме над градот Тетово / Wikimedia Commons

Gjatë alkooltestit të kryer është matur prani e alkoolit në gjak prej 1,67 promilë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 297-a i Kodit Penal – "ngarje e papërgjegjshme e automjetit".

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme