Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Armë zjarri në kroskot gjatë kontrollit të një automjeti në Suharekë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë gjatë një kontrolli rutinë në Suharekë, ndërsa ndaj drejtuesit është iniciuar procedurë penale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SUHAREKË — Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve nga patrulla policore ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në një automjet në Suharekë. Rasti ka ndodhur gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli, ku zyrtarët policorë kanë vërejtur në kroskotin e veturës një pistoletë të mbushur me një krehër me katër fishekë.

Armë zjarri në kroskot gjatë kontrollit të një automjeti në Suharekë
Foto: epokaere.com

Sipas njoftimit, në momentin e kontrollit personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës. Më vonë në stacionin policor është paraqitur pronari i armës, i cili posedonte leje për të, por me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme