Rrahmani: Veturat e Kurtit kalojnë vlerën prej 500 mijë eurosh
Deputeti Eman Rrahmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për veturat luksoze, duke thënë se kanë harruar si jetojnë qytetarët.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për shkak të automjeteve luksoze me të cilat ai lëviz. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Frontal» në T7, Rrahmani ka pretenduar se vlera e xhipave të përdorur nga kreu i ekzekutivit kalon shifrën e gjysmë milioni euro.
Sipas tij, pas gjashtë viteve në pushtet, udhëheqësit kanë humbur lidhjen me realitetin e përditshëm të qytetarëve. «Janë bërë gjashtë vite në pushtet. Albin Kurti vlerën e xhipave me të cilët vozitet e ka mbi 500 mijë euro. Po mendojnë që krejt populli është duke jetuar në mënyrën imagjinare të Albin Kurtit. Kanë harruar se si jetojnë qytetarët», ka deklaruar Rrahmani në këtë emision televiziv.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



