Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ismaili: Deri në dhjetor mbyllim kapitujt e negociatave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin flet për pritshmëritë nga samiti dhe ecurinë e integrimit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka folur rreth pritshmërive të Shqipërisë nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel, ku po merr pjesë gjithashtu kryeministri Edi Rama. Gjatë një interviste televizive, ajo ka vënë në dukje ecurinë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Ismaili: Deri në dhjetor mbyllim kapitujt e negociatave
Foto: javanews.al

Ismaili ka theksuar rëndësinë e angazhimit të ndërmarrë për përafrimin e legjislacionit vendas me standardet e Bashkimit Europian. Ajo ka bërë të ditur se deri në mesin e dhjetorit pritet të mbyllen disa kapituj të tjerë të negociatave, ndërkohë që procesi i plotë për mbylljen e grupkapitujve do të vazhdojë deri në vitin 2027.

«Ne presim që nga ky samit të shohim se po ecën plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor. Mendoj që është shumë e rëndësishme të theksohet se çfarë unë do të doja të deklarohej ka lidhje me meritën dhe angazhimin që Shqipëria ka bërë për përafrimin e legjislaturës shqiptare me atë europiane. Deri në mes të dhjetorit do të mbyllim disa kapituj të tjerë, duke vazhduar me mbylljen e grupkapitujve të tjerë deri në vitin 2027», u shpreh ajo.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme