Sveçla prezanton në Tokio përvojat e Kosovës kundër terrorizmit
Ministri i Punëve të Brendshme mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të GCERF-së në Tokio të Japonisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF) në Tokio, në cilësinë e anëtarit të Bordit. Gjatë këtij takimi, ai ka diskutuar rreth sfidave aktuale dhe angazhimeve të përbashkëta për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, duke prezantuar progresin dhe rezultatet e arritura nga vendi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla veçoi kapacitetet e institucioneve të sigurisë, ndërtimin e arkitekturës institucionale sipas modelit evropian dhe forcimin e mekanizmave parandalues. «Republika e Kosovës përbën shembull për rajonin dhe më gjerë për punën e bërë në proceset e kthimit, rehabilitimit dhe riintegrimit të qytetarëve të kthyer nga zonat e konfliktit», ka theksuar ai, duke shtuar se këto përpjekje përbëjnë investim të drejtpërdrejtë në sigurinë e shoqërisë.
Gjatë fjalës së tij, ministri vlerësoi mbështetjen e GCERF-së për Kosovën dhe e cilësoi këtë mekanizëm si një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e praktikave të mira. Në fund, ai riafirmoi përkushtimin e qeverisë për të vazhduar kontributin në nismat rajonale dhe ndërkombëtare për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


