Superliga e Kosovës ndryshon orarin për shkak të 28 Nëntorit
Ndeshjet e xhiros së pesëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll nuk do të zhvillohen të shtunën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së pesëmbëdhjetë, të cilat nuk do të luhen të shtunën për shkak të festës së 28 Nëntorit, ndërsa duelet e parapara për atë ditë janë zhvendosur për të hënën. Takimet e kësaj xhiroje do të zhvillohen të premten, të dielën dhe të hënën.
Xhiroja hapet të premten me përballjen ndërmjet Malishevës dhe Llapit. Të dielën do të luhen ndeshjet Gjilani – Drita dhe Feronikeli ’74, kurse të hënën do të zhvillohen duelet Drenica – Vushtrria dhe Dukagjini – Ballkani.
Të gjitha përballjet do të startojnë nga ora 13:00, me përjashtim të ndeshjes në Gjilan, e cila do të nisë nga ora 16:00.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



