Arian Tahiri: Pushteti abuziv shkaktoi përplasjen në Kuvendin e Mitrovicës
Arian Tahiri ka reaguar pas konfliktit fizik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke akuzuar qeverisjen për arrogancë dhe pazare me pronat publike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Pas një konflikti fizik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës mes stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri. Ngjarja ka nxitur kritika të ashpra nga ish-nënkryetari i komunës, i cili e ka cilësuar qeverisjen lokale si arrogante dhe të papërgjegjshme.
Sipas Tahirit, ngjarja është pasojë e një qeverisjeje të mbrapshtë të instaluar në qytet. «Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike», ka deklaruar ai, duke shtuar se pasuritë e qytetit nuk do të lejohen të keqpërdoren për interesa politike, personale apo klienteliste.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



