Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Sylë Daka identifikohet si viktima e të shtënat në Suharekë

Identifikohet viktima e të shtënave në Suharekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SUHAREKË — Personi që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë është Sylë Daka nga fshati Vrëshec. Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ndërsa viktima dyshohet se u qëllua në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën.

Sylë Daka identifikohet si viktima e të shtënat në Suharekë
Foto: podujevasot.net

I dyshuari për vrasjen, Rrahman Hoti, është arrestuar nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ai është ndaluar për 48 orë. Sipas detajeve të siguruara, Hoti dyshohet se kishte një të kaluar kriminale në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vuajtur burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij. Pas ngjarjes në Suharekë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe u vu në pranga, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme