Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport

Pse u ndesh Anglia kundër Argjentinës?

Lionel Messi pret përballjen me Anglinë për herë të parë në karrierën e tij

Redaksia ZHURMA 18:01 Përditësuar 17:32 1 min lexim
Pse u ndesh Anglia kundër Argjentinës?
FOTO · Foto: Lionel Messi White House 2026 (3x4 cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Lionel Messi e ka pranuar se është i emocionuar për gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë, një sfidë që do të jetë historike për të, pasi do të jetë hera e parë në karrierën e tij që do të përballet me 'Tre Luanët' me fanellën e Argjentinës.

Anglia e siguroi një vend në katërshen më të mirë pasi e mposhti Norvegjinë me fitore 2-1, ndërsa Argjentina e eliminoi Zvicrën me rezultatin 3-1.

Dy kombëtaret do të përballen në gjysmëfinalen që premton të jetë një nga ndeshjet më spektakulare të këtij Botërori.

Kapiteni i kampionëve të botës e cilësoi këtë duel si një ndeshje të veçantë, jo vetëm për rëndësinë që e ka në rrugën drejt finales, por edhe për historinë e madhe që e shoqëron rivalitetin mes dy kombëtareve, shkruan 'Gazeta Express'.

'Jam shumë i emocionuar. Është hera e parë që do të luaj kundër Anglisë dhe e vërteta është se mezi e pres këtë ndeshje. E dimë se çfarë përfaqëson ky duel për historinë e futbollit dhe për të dy vendet', u shpreh Messi pas fitores me Zvicrën.

Sulmuesi argjentinas theksoi se Anglia është një kundërshtar shumë i fortë, me futbollistë të nivelit të lartë, por shtoi se Argjentina ka besim të plotë te forcat e saj.

'Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, si të gjitha në këtë fazë të Kupës së Botës. Anglia e ka një ekip të madh, por edhe ne kemi treguar se jemi një skuadër konkurruese dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur në finale', deklaroi ai.

*Burim: Ora News, https://www.oranews.tv/sport/leo-messi-mezi-po-e-pret-perballjen-me-angline-per-here-te-pare-do-te-luaj-i1335901*

*— Redaksia ZHURMA*

Komentet