Alkent Pozhegu hap ekspozitën personale në Galerinë e Arteve në Gjakovë
Artisti i rekordeve Guiness ka hapur ekspozitën me 31 vepra arti dhe mozaikë në Galerinë e Arteve në Gjakovë.
GJAKOVË — Artisiti i rekordeve Guiness, Alkent Pozhegu, ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve në Gjakovë, ku janë të ekspozuara 31 vepra arti – mozaikë. Punimet janë realizuar në periudha të ndryshme kohore dhe lidhen me traditën e kulturën.
Të gjitha punimet janë të realizuara me drithëra, ndërsa në mesin e tyre është e ekspozuar edhe një skulpturë, tri certifikata të Librit të Rekordeve “Guiness” dhe artikuj nga media të ndryshme ndërkombëtare rreth punës së artistit.
E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Adea Roka, e cila u shpreh e nderuar për organizimin dhe i uroi suksese artistit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë.
Burimet: Ekonomia Online (klaster 1 outlets).