Zhurma Press E Hënë · 05 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:22 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa DIA

Portierja e Zvicrës e zgjedhë Kosovën, e zyrtarizon Agim Ademi

Përfaqësuesja e Kosovës te femrat ka marrë një përforcim të madh në portë.

Redaksia ZHURMA 17:31 Përditësuar 17:34 1 min lexim
Foto: www.facebook.com
FOTO · Foto: www.facebook.com Arkivi ZHURMA

Përfaqësuesja e Kosovës te femrat, Lea Kramoviku, ka marrë një përforcim të madh në portën e Zvicrës. Ajo ka vendosur të braktisë Zvicrën për të mbrojtur ngjyrat tona dhe është ftuar për play-offin ndaj Austrisë, e cila është e vlefshme për kualifikimin në Botëror të vitit të ardhshëm. Zyrtarizimin e bëri edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi. Kramoviku është pjesë e Luzernit në kampionatin zviceran dhe ka gjithsej 7 paraqitje. Ademi i uroi mirëseardhjen portieres në familjen dardane: “Është gjithmonë emocion i veçantë kur një futbolliste e re i bashkohet familjes dardane dhe vesh me krenari fanellën e Kosovës. Mirë se erdhe në shtëpi, Lea! Të priftë e mbara në rrugëtimin tënd me Kosovën!”.

Postimi · Facebook ↗
Postimi · Facebook ↗

Burimet: IndeksOnline (klaster 1 outlets).

Komentet