Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për miqësoret e nëntorit
Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur 23 futbollistë për ndeshjet miqësore kundër Luksemburgut dhe Spanjës që do të luhen në stadiumin “Air Albania”.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor, ku do të përballet fillimisht me Luksemburgun më 13 nëntor në orën 19:00, ndërsa më 17 nëntor në orën 19:00 do të luajë kundër Spanjës. Të dyja këto takime do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur 23 lojtarë për këto sfida, prej të cilëve nëntë aktivizohen në kampionatin shqiptar, kurse pjesa tjetër luan në kampionatet jashtë vendit.
Këto ndeshje miqësore shërbejnë si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21 EURO 2027. Shqipëria do të jetë pjesë e fazës finale të turneut si një nga vendet organizatore, duke i dhënë mundësi stafit teknik të vazhdojë punën me grupin dhe të vlerësojë futbollistët. Për repartin e portës janë përzgjedhur Simon Simoni, Aron Jukaj dhe Alain Taho, ndërsa në listën e sulmuesve figurojnë Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti dhe Rrok Toma.