Arda Kurtulan vendos të përfaqësojë Turqinë dhe lë Shqipërinë
Futbollisti Arda Kurtulan ka vendosur t'i japë fund mundësisë për të luajtur me Kombëtaren A të Shqipërisë, duke zgjedhur Turqinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Arda Kurtulan ka marrë vendimin për të përfaqësuar në të ardhmen Turqinë, duke mbyllur përfundimisht mundësinë për të luajtur me Kombëtaren A të Shqipërisë. Mbrojtësi, i cili ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë U21, është duke pritur kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për t'u vënë në dispozicion të përfaqësueses turke. Ky vendim vjen në një periudhë kur ai po kalon momente të mira te skuadra e Goztepes në kampionatin turk, duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm.
Gjatë karrierës së tij me grupmoshat kuqezi, Kurtulan ka regjistruar 12 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, ndërsa paraqitjen e fundit me Shqipërinë U21 e ka pasur rreth dy vjet më parë. Mungesa e ftesave nga Kombëtarja A dhe pritja për një mundësi të re kanë ndikuar në zgjedhjen e tij për të kaluar te Turqia. Megjithatë, ai nuk do të mund të paraqitet në ndeshjet e nëntorit për shkak se dokumentacioni nuk ka përfunduar në kohë, duke bërë që të presë edhe pak për debutimin me fanellën e ja e re.