Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident i rëndë në Veles–Shtip, vdiq 46-vjeçar nga Kumanova

Një shofer 46-vjeçar nga Kumanova ka vdekur pasi vetura e tij ka dalë nga rruga midis Velesit dhe Shtipit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

KUMANOVË — Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen në rrugën Veles–Shtip, në afërsi të udhëkryqit që çon në fshatin Dorfulli. Në ngjarjen ka humbur jetë një shofer 46-vjeçar banues në Kumanovë. Sipas informacioneve të para, ai po drejtonte një veturë të llojit Skoda Fabia kur, për arsye ende të panjohura, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra, shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të organeve kompetente, trupi është dërguar për obduksion. Në vend është kryer ekspertiza, ndërsa institucat po punojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Foto: tetovasot.com
Foto: tetovasot.com
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme