Arrestohet në kryeqytet 34-vjeçari nga Vlora i shpallur në kërkim për vjedhje
Ivi Profka u vu në pranga nga Komisariati Nr. 4 pasi kërkohej për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
VLORË — Ivi Profka, 34 vjeç, është arrestuar në kryeqytet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, pasi ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate policie për vjedhje të ndryshme të kryera në Tiranë dhe Vlorë. Sipas të dhënave nga terreni, i riu banues në qytetin bregdetar dyshohet se më 24 tetor ka marrë një motor në Rrugën e Dibrës, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim edhe nga Komisariati i Vlorës për një tjetër motor të vjedhur.
Ndaj të dyshuarit kishte kërkesa të mëparshme ndalimi nga disa njësi policore të kryeqytetit. Konkretisht, Komisariati Nr. 2 e kërkonte për dy ngjarje të tjera, përkatësisht vjedhjen e një tabakinoje më 30 tetor dhe të një marketi më 5 tetor, ndërsa Komisariati Nr. 1 e kishte shpallur gjithashtu në kërkim për grabitjen e një marketi tjetër.