Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Gjirokastër: Arrestohen dy të rinj nga Bulqiza për transportim emigrantësh

Policia finalizon operacionin "Long Wait" duke vënë në pranga dy 20-vjeçarë që po transportonin katër emigrantë të paligjshëm.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

GJIROKASTËR — Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar «Long Wait» pas kapjes në flagrancë të dy shtetasve të rinj nga Bulqiza, të cilët po transportonin katër emigrantë të huaj kundrejt fitimit, pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë përmes kufirit me Greqinë. Interventi u realizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Gjirokastër: Arrestohen dy të rinj nga Bulqiza për transportim emigrantësh
Foto: shqiptarja.com

Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë. Ata u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur «Uji i Ftohtë», ndërsa drejtonin një automjet tip «Volkswagen» ku po transportonin emigrantët. Gjatë ndjekjes dhe ndalimit, dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku dy të rinjtë do të hetohen për veprat penale «Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit» dhe «Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë».

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme