Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

65 raste me ethet e Nilit Perëndimor në vend

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur shifrat e fundit të të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Gjatë periudhës deri më 15 shtator, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar gjithsej 65 raste të prekurish nga ethet e Nilit Perëndimor. Sipas të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik, 60 prej tyre janë raste të konfirmuara, kurse pesë të tjera mbeten si raste të mundshme.

Foto: tetovasot.com
Foto: tetovasot.com

Shpërndarja gjeografike e të infektuarve tregon se pjesa dërrmuese, përkatësisht 60 raste, i përkasin kryeqytetit. Ndërkohë, dy raste janë shënuar në Veles, kurse nga një i prekur është regjistruar në Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar. Sipas të dhënave zyrtare, 64 raste janë autoktone dhe vetëm një person ka pasur histori udhëtimi në Greqi, ndonëse periudha e inkubacionit përfshin edhe kohën e qëndrimit në vend. Për sa i përket përkatësisë gjinore, raporti thekson se 51 të prekur janë meshkuj, ndërsa 14 të tjerë janë femra.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme