Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

40 vatra zjarri raportohen në 24 orë, 6 ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 40 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive, ndërsa forcat e emergjencës ndërhyjnë në zonat më të prekur.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në 24 orët e fundit janë raportuar 40 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 6 vijojnë ende aktive.

Foto: ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com

Flakët kanë përfshirë zonat e Dajtit, Dibrës, Shkodrës dhe Fierit, ku ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjen në terren.

Ndërhyrjet më intensive zhvillohen në Dajt, Çërrilë të Mallakastrës dhe Rragam të Shkodrës, ndërsa zona të tjera mbahen nën monitorim.

Në operacione janë angazhuar qindra forca operacionale, automjete zjarrfikëse dhe effektivë të Forcave të Armatosura.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata po ndiqet në mënyrë të pandërprerë, me prioritet mbrojtjen e banesave, jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme