Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
12:48 Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli hapi edicionin e 18-të të PriFest-it12:43 Gërvalla e quan të papranueshëm propozimin e Simiqit për nënkryetar të Kuvendit12:38 Dal Mas: Moszgjerimi i BE-së rrezikon vendet e Ballkanit12:33 Ndalimi i shoferit nga Kërçova pas aksidentit rrugor12:28 Arrestohen dy drejtues të Bashkisë Tropojë pas vdekjes së punonjësit nga rryma12:25 Bianca Junzell feston ditëlindjen dhe ndan rrugëtimin e saj artistik12:18 Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri12:13 Haalandi thyen rekord në Champions pas fitores së Manchester Cityt12:08 PDK do të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit12:03 Arrestohet 18-vjeçari në Korçë, zbardhen dy vjedhje të ndodhura në qytet
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

26-vjeçari i kërkuar nga Italia kapet në Kavajë

akuzohet për trafik droge, dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale

Redaksia ZHURMA 14:23 Përditësuar 14:25 1 min lexim
26-vjeçari i kërkuar nga Italia kapet në Kavajë
FOTO · Foto: Kavajë, Albania – Main Square 2017 01 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

KAVAJË — Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast", duke lokalizuar dhe arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, specialistët e FAST Albania arrestuan provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë.

26-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë, që trafikonte lëndë narkotike për shpërndarje në disa zona të Italisë. Për veprën penale të dyshuar, ligji italian parashikon dënim deri në 24 vite burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/26-vjecari-i-kerkuar-nga-italia-kapet-ne-kavaje-akuzohet-per-trafik-droge/
— Redaksia ZHURMA

Komentet