Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Zjarri masiv në Himarë shkatërron shtatë banesa dhe detyron evakuimin

Një zjarr masiv ka përfshirë Himarën, duke djegur shtatë banesa dhe duke detyruar autoritetet të japin urdhër evakuimi për banorët dhe turistët.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një zjarr masiv ka shpërthyer në kodrën e qytetit të Himarës, mbi lagjen “1 Maji”, duke marrë përmasa të mëdha dhe duke u përhapur deri në pjesën e poshtme të qytetit. Si pasojë e flakëve, raportohet se janë djegur shtatë banesa. Bashkia Himarë ka dhënë urdhër të menjëhershëm evakuimi për banorët dhe turistët e shumtë.

Zjarri masiv në Himarë shkatërron shtatë banesa dhe detyron evakuimin
Foto: albeu.com
Video · YouTube ↗

Forca të shumta policore janë angazhuar në vendngjarje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve dhe turistëve, duke i zhvendosur pranë vijës bregdetare për më shumë siguri. Për shkak të errësirës gjatë natës, ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e mundur, ndërsa operacioni me helikopterë ka nisur në mëngjes.

Në terren janë dërguar zjarrfikës dhe personel nga Fieri, Tirana, Peqini, Librazhdi, Tepelena, Himara, Vlora, Finiqi, Delvina, Saranda, Gjirokastra dhe Dropulli, si dhe forca vullnetare. Spitali nuk ka raportuar për banorë apo personel të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →