Zgjedhjet e politikanëve për familjet jashtë vendit ngrenë debate
Djali i Anton Qunit bëhet ushtar në Kroaci, ndërsa familja e Albin Kurtit jeton në Oslo.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Djali i ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, është bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Kroacisë, ku ka dhënë betimin ushtarak. Deputeti i LDK-së ka përshëndetur këtë hap të të birit, Dritonit, duke shprehur bindjen se shërbimi ushtarak do t'i forcojë karakterin, disiplinën dhe aftësitë, si dhe do të vazhdojë të përfaqësojë traditën shqiptare. Ky zhvillim ka ngritur diskutime në vend lidhur me kontrastin mes fjalimeve politike dhe të ardhmes që zgjedhin zyrtarët për fëmijët e tyre.
Rasti i familjes Quni nuk është i vetmi që sjell në vëmendje jetën e familjarëve të politikanëve jashtë vendit. Edhe kryeministri Albin Kurti ka pranuar më parë se bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë në Prishtinë dhe në Oslo. Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2025, bashkëshortja e tij zotëron një banesë prej 67 metrash katrorë me vlerë 400 mijë euro në Norvegji, ndërsa ajo është e punësuar në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare.