Zelimkhan Abakarov siguron gjysmëfinalen në Kampionatin Botëror
Mundësi kuqezi kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të mundjes në Astana.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mundësi kuqezi Zelimkhan Abakarov ka kaluar në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të mundjes, që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit. Ai garon për Shqipërinë në stilin e lirë në kategorinë e peshës deri në 61 kg. Gjatë sfidave paraprake, Abakarov regjistroi dy fitore të rëndësishme, duke mposhtur fillimisht kundërshtarin nga Armenia me rezultatin 14–4 dhe më pas triumfoi ndaj mundësit japonez me rezultatin 8–1.
Në fazën gjysmëfinale, Abakarov do të ketë përballë mundësin rus Zaur Uguev, në një duel vendimtar për një vend në finalen e madhe të këtij aktiviteti ndërkombëtar. Më parë në karrierën e tij kuqezi, kampioni i natyralizuar ka shkruar historinë e sportit shqiptar duke fituar medaljen e arit në Botërorin e vitit 2022 në Beograd, medalje bronzi një vit më vonë, si dhe suksese të tjera evropiane dhe mesdhetare.