Kombëtarja e futsallit luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja shqiptare e futsallit nis më 6 nëntor rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë më 6 nëntor rrugëtimin në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028, duke luajtur ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë do të përballen me kundërshtarin në orën 15:30, në sallën sportive të “Humenné”, në Sllovaki. Ky takim përbën një nisje të rëndësishme për këtë raundi kualifikues, ku Shqipëria siguroi pjesëmarrjen pas paraqitjes në raundin paraprak.
Përfaqësuesja kuqezi bën pjesë në Grupin 6 së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga tetori 2026 deri në mars 2027. Në përfundim të saj, fituesit e dymbëdhjetë grupeve dhe katër skuadrat më të mira të renditura në vendin e dytë do të kualifikohen direkt në “Elite Round”, kurse tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të luajnë në “Main Round” play-off.