Zaloshnja: Mbi gjysma e familjeve mbijetojnë me 1 deri në 750 euro
Një vrojtim statistikor kombëtar zbulon burimet e mbijetesës për familjet me të ardhura të ulëta.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Një vrojtim statistikor kombëtar i drejtuar nga Eduard Zaloshnja për fondacionin gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung ka përfshirë në anketim 1111 banorë të rritur nga Vermoshi në Konispol. Anketimi u realizua me shpërndarje proporcionale mes zonave urbane e rurale, gjinisë dhe grupmoshave, ndërsa mbi gjysma e të anketuarve deklaruan se të ardhurat e tyre mujore familjare janë nga 1 deri në 750 euro.
Sipas të dhënave të vrojtimit, 4.9 për qind e tyre kanë të ardhura 1 deri 300 euro, 20 për qind nga 300 deri në 500 euro dhe 25.6 për qind nga 500 deri në 750 euro në muaj. Përballimi i jetesës për këtë pjesë të familjeve lehtësohet nga fakti se 95.5 për qind e tyre banojnë në shtëpitë e tyre dhe nuk paguajnë qira, ndërkohë që shpenzimet mesatare të familjeve shqiptare llogariten në 1000 euro në muaj sipas INSTAT-it.
Për të përballuar shpenzimet e tjera, mbi 9 ndër 10 të anketuar me të ardhura deri në 750 euro u përgjigjën se ndihmohen shpesh ose rrallë me dërgesa në valutë nga të afërmit në emigracion. Banka e Shqipërisë ka regjistruar se dërgesat valutore nga emigracioni arritën vitin e kaluar shifrën rekord prej 1 miliard e 120 milionë eurosh.