Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Sondazhi zbulon vështirësitë ekonomike të familjeve në Tiranën urbane

Një sondazh i drejtuar nga Eduard Zaloshnja tregon se pjesa dërrmuese e familjeve në kryeqytet ia dalin me vështirësi për të mbuluar shpenzimet.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

TIRANË — Një sondazh i zhvilluar në territorin e Tiranës urbane, duke përfshirë qytetarë të intervistuar ballëpërballë në 11 ish-minibashkitë origjinale të kryeqytetit, ka nxjerrë në pah sfidat financiare me të cilat përballen familjet. Sipas të dhënavë të bëra publike nga Eduard Zaloshnja, 84.3% e të anketuarve banojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa 15.7% paguajnë qira, ku te votuesit socialistë ky raport rezulton 90.7% me 9.3%.

Sondazhi zbulon vështirësitë ekonomike të familjeve në Tiranën urbane
Foto: almakos.com

Lidhur me të ardhurat mujore familjare pa përfshirë dërgesat nga jashtë, pothuajse gjysma e qytetarëve janë përgjigjur se marrin nga 250 mijë deri në 999 mijë lekë të vjetra në muaj, me një mesatare prej 3 pjestarësh nga 210 mijë lekë për secilin. Përballë kësaj situate, 73% e të anketuarve deklarojnë se ia dalin «me vështirësi» ose «me shumë vështirësi» për të mbuluar shpenzimet mujore, ndërsa te votuesit socialistë kjo shifër arrin në 58%.

Për të përballuar buxhetin e muajit, 45% e pjesëmarrësve në anketë pranojnë se marrin dërgesa valutore nga të afërmit në emigracion. Për më tepër, 66% e familjeve kanë mesatarisht 2.1 pjestarë jashtë vendit. Sa i takon pushimeve vjetore, 49% e qytetarëve kanë mundur të shkojnë me pushime, 33% nuk kanë mundur dot për shkak të pamundësisë financiare, kurse 18% kanë mbetur pa lëvizur për arsye të tjera.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme