Yagmur Ykser flet për emocionet e saj në Prekaz dhe figurën e Adem Jasharit
Një shtetase turke tregon përvojën e saj në Prekaz dhe vizitën te familja Jashari.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Shtetasja e Turqisë, Yagmur Ykser, ka ndarë përvojën e saj emocionale pas vizitës në Prekaz, ku është njohur nga afër me historinë e familjes Jashari dhe sakrificën e tyre për vendin. Ajo ka treguar se nuk kishte njohur mjaftueshëm më parë rreth veprës së komandantit, por pas ardhjes atje ka kuptuar rëndësinë e tyre. Pasi ka parë dhe ka dëgjuar për ngjarjet historike, ajo është shprehur se ka shpërthyer në lot nga emocionet e papërmbajtshme. «Isha duke çarë, nuk mund të mbaja emocionet…Kam dëgjuar për Adem Jasharin më parë, por nuk ka shikuar dhe hulumtuar për të, por kur erdha këtu kuptova se çfarë ka bërë ai dhe familja e tij për Kosovën», ka thënë ajo gjatë rrëfimit të saj. Ykser tashmë jeton në Kosovë, vend në të cilin thotë se është dashuruar, ndërsa ka folur edhe rreth pritjes që i është bërë atje.
Siç raportoi Zhurma më 29 tetor 2026, shtëpitë e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt ruhen ashtu siç mbetën pas sulmit të marsit 1998, duke shërbyer si memorial kombëtar nën skela dhe me gjurmët e predhave pranë varreve.