Fuego shpreh keqardhje për sjelljen e tij ndaj Adrianit në BBVK5
Banori i Big Brother VIP Kosova 5 kërkon ndjesë pas transmetimit të pamjeve që u konsideruan si bullizim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të formatit televiziv «Big Brother VIP Kosova 5», publiku ndoqi një klip ku banorët meshkuj shfaqeshin duke kryer veprime ndaj Adrianit që u vlerësuan si bullizim. Në mesin e personave të përfshirë në këtë ngjarje ndodhej edhe Fuego, i cili ka reaguar duke shprehur keqardhje për sjelljen e treguar ndaj bashkëbanorit të tij. «Realisht, ai gjesti që ia bona Adrianit hiç s’ke i mirë, por edhe unë e kisha presionin se m’erdhën 3-4 veta këtu edhe e bona një gjest shumë palidhje», u shpreh Fuego, duke shtuar se familja e tij nuk e ka rritur në atë kulturë.