Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

VV-ja mban 42.9% me 3 QKN ende pa numëruar

Sa pranë është Vetëvendosje fitores absolute me Prishtinën, Prizrenin e Gjilanin ende në proces?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Numërimi i votave të 7 qershorit ka përfunduar në 35 nga 38 Qendra Komunale të Numërimit. Procesi vazhdon vetëm në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, komunat më të populluara të vendit.

VV-ja mban 42.9% me 3 QKN ende pa numëruar
Foto: Pixabay

Në Prishtinë janë numëruar 138 nga 262 vendvotime, ose 52.67%. Prizreni ka shkuar në 75.43%, me 175 nga 232 kuti të kryera. Gjilani është më përparuari: 103 nga 127 vendvotime, mbi 81%. Komunat e tjera përfunduan numërimin ditë më parë ose gjatë ditës së sotme, përfshirë Fushë Kosovën, Ferizajn, Suharekën, Vushtrrinë, Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën.

Rezultatet e pjesshme i japin Lëvizjes Vetëvendosje rreth 42.9% të votave, por shpërndarja gjeografike e mandateve ende varet nga përfundimi i tre qendrave të mbetura.

Burim: RTV21
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme