Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Vogel: Mungon vullneti në BE për propozime kreative ndaj Kosovës

Eksperti Toby Vogel vlerëson se mungon vullneti politik në Bashkimin Evropian për perspektivën e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kosova ka aplikuar për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian, ndërsa më 15 dhjetor bëhen katër vjet nga kjo kërkesë. Brukseli nuk ka vepruar për të ecur para me këtë kërkesë, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, gjatë vizitës në Prishtinë më 1 tetor, deklaroi se duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet tutje.

Vogel: Mungon vullneti në BE për propozime kreative ndaj Kosovës
Foto: rajonipress.com

Eksperti për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, Toby Vogel, thotë se Komisioni duhet të dalë me propozime kreative për shkak se pesë vende anëtare, konkretisht Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia, nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Sipas tij, nuk ekziston vullnet politik në Bashkimin Evropian dhe as brenda shteteve anëtare për këtë çështje.

Sa i takon dialogut, Vogel u shpreh se emisari special, Peter Sorensen, ndodhet në fazën e dëgjimit dhe nuk priten zhvillime në muajt e ardhshëm. «Pa presion ndaj Beogradit, nuk shoh që gjërat do të lëvizin», tha ai.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme