Pse VLEN-u u dorëzua pa kushte?

Arben Taravari: VLEN premtoi ndryshim, por u bë hije e vendimeve të të tjerëve

Pse VLEN-u u dorëzua pa kushte?
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte.

Ai shtoi se si VLEN kanë premtuar se do të sjellin zë në Qeveri, por, kjo parti u bë hije e vendimeve të të tjerëve. Sipas reagimit të plotë të Taravarit, dy vite pas hyrjes në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve, nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, as hap përpara në rrugën evropiane, as forcim të gjuhës shqipe, as mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe as investime serioze në komunat shqiptare.

“Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve”, theksoi ai. Taravari nënvizoi se VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Koha e arsyetimeve ka mbaruar dhe çdo mandat duhet të matet me përgjegjësi para qytetarëve, duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor.

Burim: Koha.mk
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Akademia Politike e BDI-së formon brezin e ri të liderëve?
  2. Pse VLEN-i do të udhëheq me gjashtë ministri pas rikonstruimit?
  3. Pse VLEN merr drejtësinë dhe kulturën?
  4. Pse rritet gjuha e urrejtjes në Maqedoni?

Vazhdo leximin