Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:22 Studim: Vrapi dhe ecja e shpejtë zgjerojnë jetëgjatësinë05:19 Shkaqet kryesore të djersitjes natën sipas mjekëve05:02 Dy vëllezër nga Kosova dënuar për tregun ilegal Rydox që shiste të dhëna të vjedhura04:18 Hamza kushton zgjedhjen e presidentit me ligjin për Gjykatën Speciale, garanton 22 vota03:55 Olta Gixhari shfaqet me fustan të kuq, burri i bëri surprizë03:41 Hithra ka përfitime shëndetësore dhe retetë përgatitje03:38 Salih Mustafa dërgon mesazh nga Haga për protestuesit e natës së 14-të në Prishtinë03:26 Ekspertiza balistike zbulon detaje të reja për vdekjen e Gjovalin Lazrit03:21 Rooney kërkon përjashtimin e Man City nga Liga Premier, jo titullin e 2011/1203:07 Maran: I lumtur me fitorën mbi San Marino, por kursyeu forcat për orarin e ngjeshur
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë MKD

Çfarë mund të ofrojë VLEN-i për komunat shqiptare?

Pse Musa thotë se VLEN-i ka dëshmuar se pushtetin e sheh si përgjegjësi dhe jo si privilegj?

Redaksia ZHURMA 15:39 Përditësuar 16:40 1 min lexim
Çfarë mund të ofrojë VLEN-i për komunat shqiptare?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TETOVË — Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, deklaroi se gjatë 24 muajve të qeverisjes, VLEN ka dëshmuar se pushtetin e sheh si përgjegjësi dhe jo si privilegj, duke theksuar se rezultatet konkrete janë matësi i vetëm i punës së koalicionit.

Duke folur në shënimin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it nën moton "Transparencë dhe llogaridhënie", ajo tha se ndryshimi ndërtohet përmes vendimeve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. "Ka një dallim të madh mes atyre që e shohin pushtetin si privilegj dhe atyre që e shohin si përgjegjësi. VLEN zgjodhi përgjegjësinë. Zgjodhi të matet me rezultate, sepse vetëm rezultatet mbeten," u shpreh Musa.

Ajo theksoi se falë angazhimit të VLEN-it në qeveri, aktualisht po realizohen 306 projekte në komunat shqiptare, duke e cilësuar këtë si një qasje të re ndaj zhvillimit të barabartë. "Për vite me radhë, komunat shqiptare prisnin investime dhe trajtim të barabartë. Sot, 306 projekte po transformojnë komunat shqiptare. Ky nuk është vetëm një numër. Është një filozofi e re e qeverisjes: zhvillimi duhet të arrijë kudo, jo vetëm aty ku e dikton interesi politik," tha ajo.

Musa përmendi edhe projektet strategjike infrastrukturore, si autostradën Shkup–Bllacë dhe Korridorin 8, funksionalizimin e sistemit "One Stop Shop" në disa pika kufitare, si dhe investimet në shëndetësi dhe zhvillimin urban, përfshirë rikonstruksionin e Spitalit të Tetovës dhe fazën e tretë të Sheshit "Skënderbeu".

Qeveria po krijon kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik, përmes Planit Operativ për Punësim, i cili do të mundësojë hapjen e mbi 2.500 bizneseve të reja. "VLEN nuk kërkon të gjykohet nga premtimet. VLEN kërkon të gjykohet nga puna e bërë. Politika nuk matet me premtime. Matet me projekte, investime dhe zhvillim që qytetarët i shohin, i prekin dhe i jetojnë çdo ditë," përfundoi Musa.

*Burim: Tetova Sot*
*— Redaksia ZHURMA*

Komentet