Vitia nis shënimin e 28 Nëntorit me seancë solemne
Komuna e Vitisë ka hapur aktivitetet për Ditën e Flamurit Kombëtar përmes një seance solemne të Kuvendit Komunal.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komuna e Vitisë ka nisur shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me seancën solemne të Kuvendit Komunal. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, duke kujtuar me respekt të gjithë ata që sakrifikuan përgjatë historisë. Ai theksoi se sivjet shënohet 114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, ndërsa shtoi se institucionet komunale kanë për detyrë të punojnë për mirëqenien e qytetarëve.
Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, vlerësoi se 28 Nëntori përfaqëson një ditë të lavdisë dhe krenarisë kombëtare. Ai përmendi rëndësinë e nderimit të sakrificave të paraardhësve, duke përfshirë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pas seancës, përfaqësuesit dhe pjesëmarrësit bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, ndërsa në mbrëmje është parashikuar manifestimi qendror me program artistik.



