Haradinaj: Një gazetar ka darkuar në Dubai me persona që paguan dëshmitarë
Daut Haradinaj ngre shqetësimin për praninë e një gazetari të njohur në një tavolinë me serbë në Dubai.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Oxygen» në Klan Kosova me Besim Dinën, Daut Haradinaj ka ngritur shqetësimin rreth veprimeve të një gazetari të njohur. Ai ka deklaruar se ky personazh publik ka darkuar në Dubai me persona serbë, duke përfshirë edhe një ish-polic serb.
Haradinaj ka shtuar se nuk i mbetet hatri nga armiqtë, por e ka cilësuar si habi faktin e pranisë së një gazetari në të njëjtën tavolinë me persona që, sipas tij, kanë paguar dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së në Hagë. Tutje, ai ka përmendur edhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, duke thënë se ajo të vëzhgon mirë, ndërsa ka theksuar se raste të tilla lënë shije të keqe për dikë që më pas vjen e shet mend si patriot.


