Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Kur rikthehet Vedat Muriqi në terren me Fenerbahçen?

Sulmuesi kosovar pritet të luajë 15-20 minuta në ndeshjen e nesërme kundër Pogon Szczecin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

STAMBOLL — Vedat Muriqi rikthehet në aksion më 11 korrik, gjatë ndeshjes së parë të Fenerbahçes në fazën përgatitore kundër skuadrës polake Pogon Szczecin. Sipas raportimeve të beIN Sports, trajtimi i sulmuesit kosovar po ecën sipas planit, duke i mundësuar atij rikthimin e shpejtë në terren.

Kur rikthehet Vedat Muriqi në terren me Fenerbahçen?
Foto: FC Red Bull Salzburg gegen Çaykur Rizespor (Muriqi) 05 / Wikimedia Commons

Lojtari pritet të marrë rreth 15-20 minuta lojë në këtë takim, me qëllim që të rikthehet gradualisht në ritmin e plotë dhe formën optimale fizike pas lëndimit. Rikthimi i Muriqit konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës turke përpara nisjes së sezonit të ri.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme