Talenti shqiptar Adri Mehmeti shkëlqen në fitoren e Nju Jorkut kundër Inter Miamit
Mesfushori me origjinë shqiptare ishte protagonist në suksesin 2-0 ndaj ekipit të Lionel Mesit, duke marrë vlerësime nga trajneri Majkëll Bredli.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Talenti me origjinë shqiptare, Adri Mehmeti, ishte ndër lojtarët kryesorë në fitoren 2-0 të Nju Jorkut kundër Inter Miamit. Mesfushori ishte vendimtar në mesfushë duke regjistruar 82 prekje të topit, 55 pasime të sakta dhe 10 rikuperime gjatë 85 minutave në fushë, shifër kjo më e larta mes lojtarëve të tjerë në këtë përballje. Lionel Mesi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë pasi e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa Nju Jorku siguroi tre pikë të rëndësishme për fazën eliminatore të MLS-së.
Pas ndeshjes, trajneri i Red Bulls, Majkëll Bredli, i thuri elozhe paraqitjes së të riut. «Adri ka personalitet, aftësi teknike dhe një kuptim shumë të mirë të lojës. Për një 17-vjeçar, ai mban mbi supe shumë përgjegjësi në ekip dhe nuk trembet aspak», deklaroi trajneri.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 3 zhvillime
- 23 tetor Adri Mehmeti shkëlqen në futbollin amerikan me New York Red Bulls
- 23 tetor CNN vlerëson Adri Mehmetin si të ardhmen e futbollit në SHBA
- 28 tetor Talenti shqiptar Adri Mehmeti shkëlqen në fitoren e Nju Jorkut kundër Inter Miamit · ky artikull